Rreth Nesh
ECO GREEN U THEMELUA NE VITIN 2003
Kompania ka si aktivitet kryesor importimin dhe shpërndarjen e inputeve bujqësore si plehërat (Yara), kondicioner për tokën dhe bimët (Arvensis, Acadian), farat e kulturave dhe perimeve në terren, fidanet e të gjitha llojeve, si dhe plastmasë për përdorim në bujqësi (Plastica Kritis). Kompania aplikon teknikat më të reja dhe metodat shkencore për zhvillimin dhe prodhimin e fidanëve në serra.
PRODHIME DHE TEKNOLOGJI MODERNE NE SERRA
Kompania Eco Green operon 100% në mjete dhe objekte të automatizuara. Sistemi kompjuterik kontrollon automatikisht gjendjen e klimës, të ushqyerit dhe kujdesin e ciklit të prodhimit. Vetëm 8 operatorë kujdesen për të gjithë stabilimentin e serrave dhe proceseve të lidhura me to, duke siguruar një cilësi maksimale të lartë të prodhimeve sipas kërkesave.
FARA E FIDANE - KUALITET I LARTE
Eko Green importon fara dhe shpërndan fidane prej 23 vitesh. Sot kompania ka një infrastrukturë shumë moderne në serra prej 10000 m2 dhe një kapacitet prodhues prej 9-12 milion fidanëve në sezonin. Ekipi Eco Green ofron të gjithë ndihmën e nevojshme teknike dhe "know how" për klientët e saj në të gjithë fermerët e Shqipërisë.
LEVRIMI I FIDANIT TEK KLIENTET BRENDA DITES
Eco Green gjithashtu ka avancuar sistemin logjistik. Menjëherë pas kërkesës së klientit, fidanët pergatiten dhe transportohen brenda kohës së akorduar me klientin, maksimumi brenda 24 oreve. Të gjitha produktet shoqërohen nga skedat teknike. Kompania gjithashtu ofron një mbështetje telefonike pa ndërprerje për çdo lloj problemi apo ndihme në lidhje me produktet e saj.
Shërbimet Tona
Fara & Fidanë
Inpute bujqësore
Ndihmë dhe konsulencë
Disa Fakte
Një vështrim
i kapaciteteve tona
2000 m2 magazina dhe zyra
20 punëtore të specializuar
kapaciteteve të ndryshme
të teknologjisë së fundit.
Drejtuesit e kompanisë



